Lokale - eSIMy

Njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot në Prishtinë një 37-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje.

Sipas Policisë, i dyshuari po kërkohej për disa vjedhje që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht të kryera në rajonin e Prishtinës.

37-vjeçari dyshohet se vjedhjet i ka kryer nëpër banesa, pasi ai ka hyrë në objekte duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari me inicialet V.K., është dërguar në mbajtje derisa po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastet ku ai është përfshirë.