Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota.
Klinaku në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit thotë se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata.
“Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, tha ai.






