Lokale - eSIMy

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se na informata që brenda zyreve të qeverisë ai dhe të tjerët, janë duke u lavduar nga zyrtarë qeveritarë, për punën e mirë që siç tha ai e kanë bërë për këtë shtet, shkruan Llapi.info.

Limaj thotë se zyrtarët e VV-së po thojnë që paskan bërë shtet të fortë dhe se gjendja nuk qenka aq keq sa kemi menduar.

”Ja kemi nis prej zeros. Unë kam informata që zyrtarët e qeverisë aktuale janë duke na lavduar punën tonë qe e kemi bërë. Po thonë që kemi bërë shtet të fortë dhe se gjendja nuk është aq keq sa kanë menduar. Mirëpo këtë gjë nuk e thonë publikisht”, tha ndër të tjera Limaj në Atv.