Në fund të javës së kaluar zyrtarisht dy anesteziologe të Klinikës së Mjekimit Intensiv Qendror (MIQ) e kanë shkëputur kontratën e punës me QKUK-në.
Bile, edhe dy të tjerë do të pensionohen gjatë këtij viti.
“Dy anesteziologe e kanë ndërprerë kontratën, edhe dy kolege do të pensionohen këtë vit. Po mbesim 49 anesteziologë, por brenda muajit besoj që do të pranohen edhe katër anesteziologë dhe do të mbërrijmë në 53”, ka thënë Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së MIQ.






