Një rasti i vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, është denoncuar dje në Policinë e Kosovës. Një grua ka raportuar se derisa e kishte veturën të parkuar, dikush ia ka thyer xhamin dhe i ka marrë krejt çka kishte.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në deklaratën e viktimës dhënë para hetuesve policorë thuhet se persona të panjohur pasi ia kanë thyer xhamin e veturës i kanë vjedhur një çantë të dorës që kushton rreth 1500 euro, dhjetëra euro para të gatshme dhe të gjitha dokumentet që kishte në veturë.
Pas denoncimit të rastit, Sinjali mëson se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të prokurores kujdestare rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe hetimet vazhdojnë për kapjen e të dyshuarve.






