Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.
“Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta, për të cilat nuk ka sqarim institucional. Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai shtoi se AAK do të dorëzojë kërkesën me nënshkrime rreth kësaj teme të martën në mëngjes.






