Lokale - eSIMy

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Pejë ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga ky rast janë arrestuar katër të dyshuar, njëri nga ta i mitur, teksa një grua ka marrë tretman mjekësor.

“Fsh. Loxhë, Pejë 22.04.2022 – 14:50. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.