Një person është gjetur në rrugë i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:50 në “Fusha e Pajtimit”, Kaçanik.
Siç thuhet në raportin e policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.






