Një polic i Kosovës është sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të dënimit që ia dha për shkelje të rregullave të trafikut, shkruan Llapi.info.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë;
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Landovicë, Prizren 22.04.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me gjobë të trafikut, i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






