Rastet e lëndimeve në vendet e punës kanë vazhduar edhe gjatë të premtes, shkruan Llapi.info.
Edhe pse fatmirësisht lëndimi ka qenë i lehtë, Policia tregon për një rast në Malishevë.
Aty një punëtor është rrëzuar në vendin e punës, ku ka marrë trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës;
ASGJËSIM, DËMIT OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Fsh. Turjakë, Malishevë 22.04.2022 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e punës (gjatë ndërtimit të një shtëpie). Viktima është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut, lëndime janë të natyrës së lehtë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.





