Po vazhdon ndihma e qytetarëve, kompanive dhe organizatave për familjet nevojtare.
Në muajin e Ramazanit ndihmat për nevojtarët janë rritur edhe më shumë, shkruan Jepi zë.
Sot gjatë ditës, hoxhallarët Cenë Bala dhe Armend Haxhiu nga shoqata Bereqeti në Mitrovicë, kanë shpërndarë miell për punëtorët e Unitetit, donacion nga një mërgimtar.
Postimi i plotë:
Sot, kemi shpërndarë 3000 kg miell, për; familjet nevojtare të cilat deri më tani nuk kanë marrë ndihma, dhe për 30 punëtorë të Unitetit.
Mielli ishte donacionin i siguruar përmes zyrës së krye-imamit Rexhep ef. Lushta, nga një bashkëatdhetarë i yni që jeton në Londër.
Bamirës , Allahu ju shperbleftë me të mirat e Tij.






