Një foshnje 6-muajshe është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Ballovc të Podujevës.
Burime të Gazetës Express brenda policisë thonë se te foshnja nuk janë gjetur shenja dhune ose shenja që tregojnë ngufatje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Sipas këtyre burimeve nëna e foshnjës dyshohet se ka çrregullime mendore.
Mirëpo, një i afërm i familjes i ka thënë mbrëmë Llapi.infos se dyshohet se vdekja e foshnjës pa ndodhur për shkak të pakujdesisë në ushqyerje.
”Dyshohet se për shkak të kequshqyerjes”, tha ndër të tjera.
Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka konfirmuar edhe policia.
“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





