Lokale - eSIMy

Rastet e vjedhjeve në Komunën e Podujevës janë shtuar kohëve të fundit.

Dhjetëra raste kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ku hajnat në kohë të iftarit po ua mësyjnë shtëpive të llapjanëve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Dy lexues të Llapi.info kanë treguar se kanë qenë cak i hajnave vetëm gjatë mbrëmjes së të martës.

Llapi.info po e pret raportin zyrtar të policisë për 24 orët e fundit, për të raportuar zyrtarisht edhe për këto raste por edhe për rastet tjera që kanë ndodhur dje.

Në anën tjetër, vetëm në fshatin Peran, për një javë kishin ndodhur katër vjedhje, që edhe policia i kishte quajtur vjedhje të rënda.

Dhjetëra mijëra euro kishte qenë shuma e vjedhjeve që kishin ndodhur nëpër disa shtëpi të ndryshme.

Hajnat nuk i ndahen këtij fshati në Podujevë, tjetër vjedhje e rëndë

Me maska e të armatosur – Pamje nga vjedhja e rëndë në Peran të Podujevës (VIDEO)