Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e ka mbështetur marshin e nxënësve me moton “S’po shkohet n’shkollë”, shkruan Llapi.info.

Uka thotë se shkolla jonë (sistemi ynë arsimor) dëmton seriozisht shëndetin (në veçanti atë mendor), vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik. Si rezultat i kësaj qasje të mbrapshtë, ne renditemi ndër të parët për nga fundi në testin e PISA.

Shkrimi i plotë;

Në mbështetje të marshit të nxënësve “S’po shkohet n’shkollë”!

E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, shkolla jonë (sistemi ynë arsimor) dëmton seriozisht shëndetin (në veçanti atë mendor), vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik. Si rezultat i kësaj qasje të mbrapshtë, ne renditemi ndër të parët për nga fundi në testin e PISA.

Në vitin 2019, pata prezantuar në “Debat n’shilte” me titullin “Shkolla dëmton seriozisht shëndetin”, duke ofruar pasqyrën e mjerueshme të arsimit në vend. Hulumtime shkencore, evidencë, fakte dhe argumente ishin të pamjaftueshme për të ngritur alarmin në atë kohë.

3 vjet pas, jam i lumtur që do të ketë një marsh të nxënësve, pikërisht për temat që e lëndojnë arsimin në vend. Secili nxënës i Republikës së Kosovës dhe student i institucioneve të arsimit të lartë meriton cilësi në arsim dhe ne (mësimdhënës e profesorë) duhet të jemi më të përgjegjshëm.
Të mbështesim marshin, të reflektojmë, të pranojmë realitetin dhe të bëjmë më të mirën për një ndryshim rrënjësor.