Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martes në dalje të qytetit, saktësisht në hyrje të fshatit Ballovc, shkruan Llapi.info.
Një foshnje 6 muajsh është gjetur pa shenja jete, derisa rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, është shprehur Ahmeti.






