Një person është sulmuar dhe grabitur mbrëmë para mesnatës në Mitrovicë të Veriut, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima, A.H., është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë, prej nga është njoftuar Policia e Kosovës.
Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje se çfarë ka deklaruar 67-vjeçari kur është intervistuar nga njësiti policor. Ai ka thënë se derisa po kthehej në shtëpinë e tij, rreth orës 22:00, një person i kishte dalë në rrugë, ku e ka goditur në kokë dhe pasi i njëjti është rrëzuar e ka grabitur.
Sipas 67-vjeçarit, personi që e sulmoi ia mori 40 euro nga çanta e tij, raporton azeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, rasti është iniciuar si “grabitje” , me urdhër të prokurorit kujdestar






