Lokale - eSIMy

Sot ka ndodhur një vdekje të dyshimtë në kompaninë Elkos Group në Zonën Industriale në Prishtinë. Një person që kishte shkuar të bënte marrëveshje me këtë kompani, u alivanos derisa ishte brenda depos dhe pasi u dërgua në QKUK ndërroi jetë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që vdiq është 54-vjeçari, Faton Konxheli.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se është shtetas i Maqedonisë, pasi nuk është gjetur asnjë mjet identifikues që e vërteton shtetësinë e tij.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00.