Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës njofton se një grua në Podujevë, e ka lajmëruar burrin në polici, për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Llapi.info.

Siç njofton policia, të dy ata (burri dhe gruaja) janë intervistuar nga prokurori kujdestar.

Njoftimi i plotë;

Podujevë, 12.04.2022 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.