Lokale - eSIMy

Nën kërcënimin e armës dy të panjohur kanë arritur të vjedhin 2 mijë euro në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë rasti është duke u hetuar derisa menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyr brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy mijë (2000) €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”.