Lokale - eSIMy

Ishte gati fundi i Muajit të Ramazanit dhe lëvizjet e njerëzve çuditërisht dukeshin të shpeshta.

Atë natë janari, diku rreth orës 3 të mëngjesit, fëmijët që ende kishin qenë zgjuar, kishin ndjerë lëvizje në stallën e buallicave. Në odë, në shtëpinë afër rrugës, ku edhe rrinte Shaban Jashari, ishte qetë.

Nëna e Adem dhe Hamzë Jasharit, një plakë e kërrusur nga mundimet e kohës, kishte mbetur zgjuar me djemtë dhe me mbesat.

Frëngjia, siç e quante Shaban Jashari të nesërmen dritaren e vogël të odës së tij, ishte vendi ku ai hetonte lëvizjet e të panjohurve. Kështu kishte bërë me vite, përcjell jepizë.Atë natë kishte derdhur një breshëri në shpinën e njërit nga sulmuesit dhe e kishte hedhur përtokë.