Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se subvencioni këtë vit për një kilogram mjedër do të jetë pak më i lartë se vitin e kaluar.
Siç njoftoi ministri çmimi i subvencionimit do të rritet në 15 cent, nga 12 cent sa ishte në vitin e kaluar.
Gjithashtu, ai tha se 5 milionë euro do të jetë buxheti për subvencionimin e litrit të naftës për bujqit.
Shkrimi i plotë nga Faton Peci;
🌱Ekrem Rrahmani është kthyer nga Gjermania dhe në fshatin Tenezhdoll të Komunës së Prishtinës ai kultivon rreth 5 hektarë me mjedër komerciale.
🌱Ekremi ka një biznes të qëndrueshëm, me 4 punëtorë të përhershëm dhe 30 punëtorë sezonal. Frytet e punës së Ekremit janë të destinuara pothuajse të gjitha për eksport.
🍀Këtë vit, përmes Programit për Pagesa Direkte 2022, kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12€ në 0.15€.
🍀Poashtu të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e secilës litër naftë në vlerë prej 0.36€ varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore e që shifra totale e buxhetuar është 5 milionë euro.






