Një i ri përfundoi dje në QKUK pasi u aksidentua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” afër shkollës, në Shipol të Mitrovicës. Fatkeqësisht, motoçiklisti që u lëndua në këtë aksident ka humbur jetën në spital.
Brenda QKUK-së kanë njoftuar se viktima ka humbur jetën rreth orës 06:30 të mëngjesit.
Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00.






