Situata meteorologjike po vazhdon drejt stabilizimit. Ky përmirësim i motit parashihet të ndodh si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sot parashikohet të ketë mot të kthjellët dhe me diell, nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.






