Portali Gazeta Blic ka hapur konkurs për gazetarë me përvojë pune.
Gazeta Blic është në kërkim të dy gazetarëve ambiciozë dhe me përvojë.
Kualifikimet:
Të ketë të përfunduar Fakultetin në këto drejtime: Gazetari, Shkenca Sociale, Letërsi dhe Shkenca Politike
Përvojë pune së paku një vjeçare si gazetar
Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore
Aftësi për punë ekipore dhe gatishmëri të punojë nën presion
Preferohet njohja e gjuhës angleze
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të përcjellë zhvillimet në fushën e politikës dhe të jetë i/e gatshëm/e për të propozuar ide për trajtim.Si me apliku?
Për të aplikuar, ju duhet të dërgoni dokumentacionin mbi shkollimin dhe përvojën e punës në emailin: [email protected].
-Për intervistim do të ftohen vetëm kandidatët potencialë.Konkursi është i hapur deri me datën 22.04.2022.