Ka ndërruar jetë Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Njoftimi i plotë;
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëlim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve.
Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe.







