Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në një shtëpi në këtë fshat, persona të panjohur kanë depërtuar brenda, ku edhe kanë kryer vjedhje.
Siç kanë thënë dëshmitarët për Llapi.info, hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Sipas tyre, kjo vjedhje është e katërta rend që kryhet në këtë fshat. Madje, në shtëpitë pranë njëra-tjetrës.
Banorët i kanë thënë portalit se ditë më parë janë regjistruar edhe tri vjedhje tjera në këtë anë.
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Ndryshe, ditë më parë një tjetër vjedhje ka ndodhur edhe në fshatin Bajçinë. Të gjitha këto janë cilësuar nga Policia si “vjedhje të rënda”./Llapi.info






