Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut dhe borës.
Tutje, IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius.
Më tej, tregohet se kushtet agrometeorologjike nuk do të jenë të mira, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës.






