Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetues ka gjetur se ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, Haxha ka thënë se ministrja Nagavci duhet të largohet nga pozita e saj pasi ka probleme me ligjin.
Duke pyetur se ‘Çfarë shembulli e modeli mund të jetë një ministre e tillë për gjenratat e reja’, deputetja e PDK-së thotë se derisa ende është në poziten e ministres së Arsimit, denigrohet ideali i arsimit.
“Ajo çfarë ka bërë Nagavci është vepër penale” reagon Kastrati pas vendimit të Kushtetueses
“Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel”, a do të shkarkohet Nagavci nga Kurti?
Postimi i saj i plotë:
Edhe pak ditë na ndajnë nga 11 Prilli dita e Kushtetutës së Kosovës
Edhe nxënësit në Kosovë nuk shkojnë në shkollë atë ditë për nderë të kësaj feste.
Ndërkohë që në qeverinë Kurti disa herë është shkelur Kushtetuta e Kosovës ja ku e kemi sot edhe më një moment të tillë, kur Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Kryetarit të Komunës së Kamenicës i cili ishte në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore sa i përket kompetencave dhe vendimmarrjes në nivelin e arsimit të ulët në procesin e reformës.
Pra, sot u konstatua që Ministrja e Arsimit znj. Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkohë të mos harrojmë që Ministres së Arsimit para pak ditësh i’u ngrit edhe një aktakuzë për armëmbajtje.
ÇFARË SHEMBULLI E MODELI MUND TË JETË NJË MINISTRE E TILLË E ARSIMIT PËR GJENERATAT E REJA?
Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral.
Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj.
Çdo minutë më shumë në këtë post e denigron idealin e arsimit.






