Lokale - eSIMy

Është raportuar për një vdekje të dyshimtë në terminalin doganor Fitorja në Ferizaj, ku një vozitës i kamionit është gjendur pa shenja jete rreth orës 16:30.

Sinjali mëson se viktima është Amer Kurtagic, 55-vjeç, i nacionalitetit boshnjak me nënshtetësi malazeze.

Kurtagic raportohet se ishte duke dalë nga terminali, kur i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Spitalit rajonal në Ferizaj dhe kanë njoftuar se posa e kanë marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i mjekëve e ka konstatuar se viktima ka vdekur pas arrestit kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion për të vërtetuar shkakun e vdekjes së 55-vjeçarit, shkruan Gazeta Sinjali.