Lokale - eSIMy

Ukraina mori rreth 25,000 sisteme kundërajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të cilat e ndihmuan Kievin të mos lejonte Rusinë të dominonte ajrin.

Kështu ka bërë të ditur sot shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura Amerikane, gjenerali Mark Millie.

Ai gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s i kanë dorëzuar Ukrainës 60,000 sisteme antitank, raporton Reuters.

“Ukrainasit janë jashtëzakonisht mirënjohës për këtë”, theksoi Millie në fjalimin e tij në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA.