Lokale - eSIMy

Është nënshkruar sot marrëveshja për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Podujevë nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, raporton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se vlera për fazën e parë të ndërtimit të këtij stacioni do të kap shifrën e 240 mijë eurove.

“Sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë, faza e parë e projektit vlera 240 mijë euro. Përveç MZHR-së, në këtë vlerë participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Duke pasë parasysh rëndësinë e këtij projekti, u zotuam që sa më shpejt të fillojmë me punë”, ka shkruar ai./Llapi.info