Lokale - eSIMy

Një aksion është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në Podujevë, raporton Llapi.info.

I njëjti është nisur nga Policia rajonale e Prizrenit, por që është asistuar edhe nga rajoni i Prishtinës.

Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Ky i fundit ka deklaruar se gjatë këtij operacioni është konfiskuar një sasi e marihuanës, ani pse i njëjti ka qenë i nisur për falsifikim të parave.

“Ne kemi asistuar njësinë e hetimeve të përgjithshme të Prizrenit, në një bastisje të kryer në përputhje me urdhëresën e nxjerrë nga gjykata, për dyshimet që ndërlidhen me falsifikim të parave. Përgjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Ndaj të dyshuari është iniciuar një hetim lidhur me rastin përderisa i njëjti është proceduar më tej konform urdhëresës së gjykatës për dyshimet që ndërlidhen me falsifikim të parave”, ka thënë Borovci.

Duhet shtuar se paratë e falsifikuara janë përhapur me të madhe edhe në Podujevë, ku janë raportuar disa raste javëve të fundit për kartëmonedha të ndryshme të falsifikuara./Llapi.info