Lokale - eSIMy

Kanë përfunduar konkurset për mësimdhënës në disa shkolla të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Komuna e Podujevës, në faqen zyrtare të saj, ka publikuar emrat e mësimdhënësve të pranuar, të cilët kanë kaluar me sukses provimin me shkrim dhe intervistim.

Tre prej tyre janë të lëndës së matematikës, tre për Teknologji Informative (TIK), dhe një në lëndën e Biologjisë.

Në lëndën e Biologjisë, sipas njoftimit të Komunës, kandidatja më e suksesshme është Dafinë Kajtazi. Për këtë pozitivë, kanë qenë 8 kandidatë në rrethin e ngushtë.

Për lëndën e TIK-ut, Shkurte Mehmeti, Lumnije Hakiqi dhe Meriton Mustafa janë mësimdhënësit e rinj të pranuar për këtë lëndë mësimore.

Ndërsa, Vahide Hamiti, Valon Sfishta dhe Vjosa Morina janë kandidatët më të suksesshëm për lëndën e matematikës./Llapi.info