Lokale - eSIMy

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për fillimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Përpara deputetëve, i pari infrastrukturës ka thënë se punimet në këtë magjistrale do të nisin këtë muaj, derisa ka shtuar se verëm rrethrrotullimet, sipas tij, do të kryhen për dy muaj.

“Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rreth-rrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve të rrethrrotullimeve”, tha Aliu.

Më tej, Aliu ka deklaruar se rruga nacionale që lidh Llapin me kryeqytetin është rrugë, që siç e ka quajturi, e torturës dhe rrezikut.

“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet”, është shprehur ai.

Ministri Aliu ia ka hedhur fajin qeverive të kaluara për mos përfundimin e kësaj rruge duke thënë se ata nuk kanë shpallur fare tender për ura dhe se kanë dhënë 50% avanse kompanive të kontraktura.

Ndryshe, punimet në këtë magjistrale kanë nisur për më shumë se gjashtë vjet. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë premtuar se të njëjtat do të kryhen gjatë këtij viti./Llapi.info