Komuna e Podujevës ka hapur tre tenderë për asfaltimin e disa rrugëve në shtatë fshatra të saj, raporton Llapi.info.
Sipas kontratës së publikuar nga Komuna e Podujevës, asfaltime rrugësh do të ketë në fshatrat; Lupç, Majac, Popovë, Tërrnavë, Halabak, Dyz dhe Bellopojë.
Në kontrata është bërë e ditur edhe shuma që Komuna ka parashikuar t’i shpenzojë.
Për asfaltimin e rrugëve më Lupç, Majac dhe Popovë, Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i ndajë 80 mijë euro.
60 mijë euro ka parashikuar Komuna t’i shpenzojë për asfaltimin e rrugëve në Halabak dhe Tërrnavë.
Kurse, për asfaltimin e rrugëve në Dyz dhe Bellopojë, Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i ndajë 120 mijë euro.
Duhet theksuar se procedurat e prokurimit kanë filluar, por që ende nuk janë përcaktuar operatorët që do t’i kryejnë këto shërbime. Takimi për hapjen e tenderëve është planifikuar për 28 prill./Llapi.info






