Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar pak më parë për një aksident që ndodhi në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton tutje Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Kështu i ka thënë portalit Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, është shprehur për Llapi.info, Agron Borovci.

Llapi.info ka siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës – si pasojë e përplasjes me autobusin./Llapi.info