Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka deklaruar se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dh një veturë.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, është shprehur për Llapi.info, Agron Borovci./Llapi.info







