Lokale - eSIMy

Ish-kandidatja për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Stublla, është emëruar sot drejtoreshë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, raporton Llapi.info.

Stublla është emëruar në krye të kësaj drejtorie pas dorëheqjes së Bahrije Shatrolli –Mehmetit nga kjo pozitë.

“Lirohet nga detyra e Drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Bahrie Shatrolli-Mehmeti, emërohet Saranda Stublla. Me kërkesë të Drejtoreshës Bahrie Shatrolli-Mehmeti për ta liruar nga detyra e Drejtores për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, për shkak të angazhimeve profesionale ajo është liruar dhe në këtë detyrë është emëruar Saranda Stublla. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën për punën dhe kontributin e saj në dikasterin që ka udhëhequr. Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë. Kryetari Bulliqi gjithashtu e ka uruar drejtoreshën e re për detyrën dhe i uroj suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftim./Llapi.info