Lokale - eSIMy

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në rajonin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, kjo e fundit e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./Llapi.info