Një vjedhje si në filma ka ndodhur të shtunën në një lokal në Prishtinë, pak para mesnatës.
Sipas raportit të policisë, një i dyshuar u ka hedhur sprej dy personave dhe më pas ua ka marrë 800 euro nga arka e lokalit.
“GRABITJE /Prishtinë, 02.04.2022-23:05. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”






