Xhevat Gashi nga fshati Dobërdol i Komunës së Podujevës ka humbur jetën sot në fshatin Shajkoc, pasi i njëjti është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.
Pas këtij rasti, në një postim në Facebook, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Gashit, punëtorit të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë gjatë kryerjes së punës në terren. Ndaj dhimbjen me familjen Gashi dhe kolegët e të ndjerit dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përjetshëm kujtimi!”, ka shkruar ai.
Llapi.info ju solli pamje dhe detaje nga ky aksident, qysh nga mesdita. Ne kemi diskutuar me banorë të fshatit Shajkoc, që nga momenti kur ka ndodhur aksidenti.
Banorët i kanë thënë Llapi.info, se viktima është shkelur nga një veturë golf – shofer i të cilit dyshohet se ka qenë një 13/14 vjeçar./Llapi.info






