Llapi.info ka raportuar orë më parë për një aksident që ka ndodhur në Shajkoc të Podujevës, ku një punëtor i KEDS-it ishte goditur nga një veturë, raporton tutje Llapi.info.
I njëjti kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Por, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Rastin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vetë KEDS-i në një postim në rrjetin social, Facebook.
“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në postim.
Llapi.info ka raportuar se tashmë i ndjeri kishte qenë duke intervenuar në disa pjesë të këtij fshati, ku kishte pasur probleme me energji elektrike./Llapi.info
Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:








