Lokale - eSIMy

Në Kosovë po vazhdon të mbizotërojë moti i ftohtë, derisa vende-vende ka edhe reshje lokale shiu, shkruan Llapi.info.

Në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës, përveç shiut, ka rënë edhe breshër. Kështu kanë thënë banorët e këtij fshati, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Ndryshe, në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.  Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën./Llapi.info