Lokale - eSIMy

Një person është dërguar në stacionin policor në Podujevë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur para të falsifikuara, raporton Llapi.info.

Monedhat e falsifikuar janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Podujevë 02.04.2022 – 16:35. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, i janë gjetur dy monedha nga 500 euro të falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport./Llapi.info