Lokale - eSIMy

Shtyllat elektrike thuajse përtokë. Kjo është gjendja e tyre në fshatin Godishnjak të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që kanë dërguar banorët në adresë të Llapi.info, shihen edhe përçuesit elektrikë që rrezikojnë frekuentuesit e këtij fshati.

Banorët i kanë thënë portalit Llapi.info se kjo gjendje shtyllave të drurit janë që një kohë të gjatë, përkundër që janë bërë vendet për t’u vendosur të rejat, ato të betonit.

Sipas banorëve, hapja e vendeve të reja për vendosjen e shtyllave të betonit është bërë para një viti, por që më ekipet e KEDS-it, sipas banorëve, nuk janë dukur.

Pamjet e arritura në adresë të Llapi.info tregojnë se shtyllat e vjetra janë shumë afër të rrëzohen mbi çatitë e shtëpive, ndërkohë që banorët kanë kërkuar intervenimin e KEDS-it.

Në anën tjetër, si pasojë e erërave të forta, disa pjesë të Podujevës sot kanë mbetur pa energjie elektrike./Llapi.info