Lokale - eSIMy

Një person është gjetur pa shenja mbrëmë në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Ai është gjetur i vdekur pranë varrezave të këtij fshati, derisa i njëjti kishte qenë duke kryer lutje. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç ka mësuar Llapi.info, personi që është gjetur i vdekur është Fehmi Maqastena.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Katunishtë të Podujevës./Llapi.info

No description available.