Lokale - eSIMy

Dy ditë më parë, Llapi.info, raportoi ekskluzivisht për një rrahje mes disa vajzave afër Palestrës “Hakif Zejnullahu”, ku ishin përfshirë pesë vajza – shumica e të cilave ishin të mitura, shkruan tutje Llapi.info. 

Ani pse nuk e publikoi videon e momentit të rrahjes, për shkak të pamjeve të rënda, Llapi.info, shpjegoi se pjesë e kësaj rrahje u bë edhe një grua e moshës madhore – ku në video shihet teksa e godet një të mitur.

Ky raportim nga Llapi.info, për gjithçka që kishte ndodhur në këtë rrahje, u bë me 31 mars.

E menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, Policia e Kosovës, ka ndërmarrë masa ndaj të dyshuarës së moshës madhore, e cila bëhet pjesë e ushtrimit të dhunës ndaj një vajze të shkollës fillore.

Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara është arrestuar gjatë ditës së djeshme – një ditë pas publikimit të lajmit – dhe dy ditë pas rrahjes që kishte ndodhur.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë, 30.03.2022 – 12:30. Raportohet se ditë më parë në palestrën e sportit ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave femra kosovare të mitura. Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit persona janë liruar në procedurë të rregullt. Shtesë: Ndërsa më 01.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar tjetër femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u informuar edhe më në detaje lidhur me këtë ngjarje, klikoni lajmin e mëposhtëm:

Rrahje brutale në Podujevë; Pesë vajza të shkollës fillore përfshihen në një përleshje fizike