Llapi.info, me të marrë informatën nga banorët e fshatit Bajçinë, se është gjetur një trup i pajetë i një personi, ka shkuar në vendngjarje.
Aty gazetari ka takuar një banor të fshatit, nga i cili është njoftuar në detaje për gjithë ngjarjen – pasi që policia ende nuk ka marrë mundin të jap përgjigje.
Ky dëshmitar, thotë se trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e së premtes dhe dyshohet se viktima kishte shkuar tek varrezat për të kryer lutje, derisa dyshimet e para janë që vdekja e tij ka ardhur në mënyrë natyrale.
Në vendngjarje kanë ardhur ekipet policore dhe ato të forenzikës, ku i kanë kryer ekzaminimet e trupit të viktimës.
Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë tragjedi.
Pamjet mëposhtë janë realizuar para disa minutash, nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se është gjetur viktima:









