Një person është gjetur pa shenja jete, para disa minutash në fshatin Bajçinë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Trupi i viktimës është gjetur në pjesën e quajtur ‘tek varrezat’ e fshatit.
Banorë të Bajçinës e kanë konfirmuar rastin për Llapi.info, derisa në vendngjarje kanë dalur ekipet policore dhe ata të forenzikës.
Kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga organet e rendit, derisa Llapi.info po pret përgjigje zyrtare ana e Policisë për të dhënë detaje./Llapi.info






