Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Llapi.info.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se Ramazani është muaj i mëshirës dhe reflektimit.

“Ramazani është muaji i mëshirës dhe reflektimit, përmes agjërimit besimtari tregon përkushtimin ndaj Zotit dhe të mirave të tij. Si qeverisje komunale po punojmë që të jemi pranë familjeve në nevojë duke u ndihmuar me gjërat elementare. Gjithashtu po punojmë që t’i nxjerrim nga kjo gjendje me krijimin  e mundësive të reja për ta. Vetëm gjatë këtyre ditëve, me ndihmën e donatorëve, kemi ndihmuar mbi 500 familje me gjëra ushqimore, e do të ndihmojmë edhe gjatë muajit të Ramazanit në vazhdimësi, duke siguruar që secila familje ta ketë sofrën plot në këtë muaj”, ka thënë ai.

Tutje, Bulliqi ka falënderuar donatorët për kanë ofruar ndihma e donacione për familjet nevojtare në Komunën e Podujevës./Llapi.info